Vëllai i Jakup Krasniqit: Ka faj Kuvendi që e ka votuar Specialen
04 nëntor 2020
| 11:47
Daut Krasniqi, vëllai i ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ka deklaruar se intervistimi i tij është duke vazhduar.
Familja ka deklaruar se me të hyrë Specialja në shtëpinë e Krasniqit, atë e kanë ndarë në një dhomë në katin e parë të shtëpisë, në të cilën është duke u intervistuar që nga ora 06:30 të mëngjesit të sotëm.
“Kanë ardhur herët, brenda është në dhomë janë t’u e intervistuar. Ka faj Parlamenti që i kanë votuar se kanë ditë çka po bëjnë”, ka deklaruar Dauti vëllai i Jakup Kransiqit për “T7”.