Vëllai i Nora Saraçit kërkon ndihmë në sheshin “Zahir Pajaziti”
Nora Saraçi nga Komuna e Mitrovicës është diagnostikuar me sëmundjen e rëndë të leukemisë akute.
27-vjeçarja momentalisht është duke u trajtuar në spitalin e Stambolli në Turqi, mirëpo, për të vazhduar trajtimin jashtë vendit i duhet ndihmë urgjente.
Familja Saraçi kanë kërkuar nga njerëzit e vullnetit të mirë ndihmë, pasi që për të vazhduar shërimin e vajzës iu duhen edhe 200 mijë euro.
E vëllai i Norës, Nderimi, së bashku me djalin e tezës dhe dy shokët e tij tani po qëndrojnë në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të grumbulluar para për shërimin e motrës së tij.
Nderim ka thënë për gazetën “Epoka e re” se deri më tani i kanë mbledhur 110 000 euro. “Deri më tani i kemi mbledhur 110 mijë euro, 30 mijë na i ka dhënë Ministria e Shëndetësisë, por na duhen më urgjencë t’i paguajë 200 mijë euro”, ka thënë i vëllai i Norës, Nderimi.
/Epoka e re/A.MAVRAJ