Vëllai i presidentit iranian dënohet për korrupsion

01 tetor 2019 | 14:10

Vëllai i presidentit iranian Hassan Rohani është dënuar me pesë vjet burgim për korrupsion dhe ryshfet.

Një zëdhënës i organeve të drejtësisë në Iran, Gholamhossein Esmaili, u ka thënë gazetarëve se Hossein Fereydoun, mund të përballet me akuza të tjera në një rast tjetër, megjithëse ai nuk ka dhënë detaje.

Agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve “Fars” ka cituar “një burim të informuar” të thoshte se “Fereydoun supozohet se pagoi para shuma të mëdha për individë të caktuar, në banka dhe sektorë të tjerë me ndikim të ekonomisë”.

Dy vjet më parë më shumë se 46 ligjvënës i kishin bërë thirrje Rohanit, të paraqiste vëllanë e tij para organeve të drejtësisë për t’u përballur me “akuza të korrupsionit”.

Në atë kohë, kjo kërkesë, u bëri jehonë deklaratave nga rivalët e Rohanit të cilët e patën akuzuar Fereydounin si personin kyç për korrupsion nga rrethi i brendshëm i presidentit. /Rel/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia FJALA sot ka zhvilluar fushatën zgjedhore në Ferizaj dhe…