
Vëllai i Rexhep Selimit godet qeverinë Kurti: Shpallni zgjedhjet e jashtëzakonshme se u bëmë horë
13 korrik 2023
| 17:21
Vëllai i Rexhep Selimit, Ramadan Selimi, ka bërë një status në të cilin i ka dhënë një goditje qeverisë Kurti.
Ai ka thënë se “nuk mbahet shpija me zor!”
Më tutje, Selimi ka kërkuar shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme se “u bëmë horë e botës.”
“Nuk mbahet shpia me zor! Shpallni zgjedhjet e jashtëzakonshme se u bam horë i botës”, ka shkruar Selimi në “Facebook”.
Kujtojmë se Rexhep Selimi ishte shef i grupit parlamentar të Vetëvendosjes para se të merrej në paraburgim nga ana e Gjykatës Speciale.
Atë e kishte zëvendësuar në këtë pozicion Mimoza Kusari Lila.