Vëllai i Rexhep Selimit: Liria ka emrin e të gjithë atyre që luftuan me emblemën e UÇK-së
Vëllai i Rexhep Selimit, Naim Selimi, ka thënë se liria e Kosovës ka emrin e të gjithë atyre që kanë luftuar me emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Po ashtu, ai ka thënë se liria e ka emrin e popullit të Kosovës, raporton “Epoka e re”.
“LIRIA E KA EMRIN UÇK. Liria e ka emrin e secilit dëshmor të UÇK-së, mijëra djemve dhe vajzave që luftuan me emblemën e UÇK-së. Liria e ka emrin e popullit të Kosovës. Por, mos t’i harrojmë, në Hagë përveç Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, Hashim Thaçit e Kadri Veselit, janë edhe Sali Mustafa, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Liria e ka edhe emrin e tyre!”, ka shkruar Selimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ish-drejtuesit e UÇK-së, Rexhep Selimi, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi janë duke u ballafaquar me drejtësinë në Gjykatën Speciale në Hagë. Gjatë paraqitjes para trupit gjykues, ata janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat të cilat është duke i ngarkuar Prokuroria e Gjykatës Speciale.