Vëllai i Rexhep Selimit: Mbahu vëlla, shumë çakoj t’u kanë vërsulë
21 shkurt 2024
| 10:35
Vëllai i Rexhep Selimit, Ramadani, ka publikuar një postim në rrjetet sociale në lidhje me 10-shin e UÇK-së.
Ai i ka kërkuar vëllait të tij të mbahet fortë në Hagë, duke adresuar kritika ndaj disa shqipfolësve.
“Mbahu vëlla se shumë ‘çakoj’ shqipëfolës t’u kan vërsulë, por ti mbetësh ‘luan’ si gjithmonë”, ka shkruar Ramadan Selimi në “Facebook”.