‘’Vëllai m’u ka zhduk qe 3 muaj, nja me mjekër’’ – Maliq Kurti nga Bresalci thotë se e lajmëroi policinë tri herë
06 prill 2024
| 17:49
Maliq Kurti nga fshati Bresalc i Gjilanit ishte protagonist i emisionit “Zà me Kaltërinen”, që transmetohet sonte i plotë prej orës 21:10 në T7.
Ai teksa rrëfen për jetën e tij si i vetëm dhe me vështirësi, tregon se ka tre muaj që vëllai i tij, Rexhep Kurti është zhdukur dhe për këtë ka lajmëruar policinë tri herë, por deri më tani nuk ka asnjë gjurmë të tij.
Të njëjtën e ka konfirmuar edhe kryetari i fshatit, Haxhi Kurti.
Z. Maliq jetonte vetëm me të vëllain, pasi prindërit u kishin vdekur.
Ndiqeni videon: