Vëllai ther me thikë vëllanë në Prishtinë
21 shkurt 2024
| 08:49
Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur dje në Prishtinë.
Policia ka bërë me dije se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me një mjet të mprehtë – thikë – ka therur vëllanë, viktimën mashkull kosovar.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një thikë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.