
Vëllaznimi e rikthen Ismet Munishin
18 nëntor 2018
| 17:47
Skuadra e Vëllaznimit nga Gjakova e ka rikthyer trajnerin Ismet Munishi. Marrëveshja e arritur në mes skuadrës gjakovare dhe trajnerit prishtinas është bërë e ditur nga faqja e klubit kuqezi në “Facebook”.
“Sot në zyrat e klubit të Vëllaznimit, kryetari Agim Cana ka arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur Ismet Munishi. Urime Ismet Munishit, suksese në vazhdim”, thuhet në njoftimin e klubit kuqezi. Skuadra e Vëllaznimit bënë gara në Ligën e Parë të Kosovës në futboll dhe si synim e ka rikthimin në IPKO Superligë.
/Epoka e re/