Vëllaznimi prezanton dy përforcime
05 shkurt 2020
| 15:39
Skuadra e Vëllaznimit ka vazhduar me përforcime para fillimit të stinorit pranveror të garave në Ligën e Parë.
Gjakovarët e kanë rikthyer ish-sulmuesin e ekipit, Ermir Nikoliqi, i cili për një kohë ishte jo-aktiv, derisa në vitin e kaluar djersiti fanellën e KF Gjakovës.
Kuqezinjve iu është bashkuar edhe talenti Gardison Tunaj, i cili vjen nga KF Dardanët. Vëllaznimi do të luftojë për mbijetesë në Ligën e Parë këtë edicion dhe do ta ketë mjaft të vështirë.