Vëllanzimi rikthen Blerim Mulën
Skuadra e Vëllaznimit nga Gjakova e ka rikthyer ish-lojtarin e shquar Blerim Mula. Skuadra kuqezi ia ka besuar Mulës detyrën e drejtorit të akademisë së klubit.
“Është arritur marrëveshja zyrtare ndërmjet klubit të Vëllaznimit dhe ish-lojtarit të shquar shumëvjeçar të këtij klubi dhe të klubeve të elitës së futbollit të Turqisë, Blerim Mula, për rikthimin e tij në radhët e klubit tonë. Blerim Mula, trajner i dëshmuar ndër vite, prej sot është emëruar drejtor i akademisë së futbollit të klubit të Vëllaznimit”, thuhet në njoftimin e Vëllaznimit.
Skuadra gjakovare poashtu ka njoftuar të gjithë të interesuarit se duke filluar nga data 15 prill fillon regjistrimi i të interesuarve për të qenë pjesë e akademisë së Vëllaznimit. Të drejtë regjistrimi kanë të gjithë fëmijët nga mosha 7 e deri në moshën 17-vjeç.
/Epoka e re/