Vëllaznimi, afër marrëveshjes me Pajazitin
06 korrik 2019
| 07:46
Menaxheri gjeneral i klubit të Vëllaznimit, Besnik Gojani, konfirmoi se Vëllaznimi është afër marrëveshjes me trajnerin Sedat Pajazitin.
“Mund të konfirmoj që jemi shumë afër marrëveshjes me Sedat Pajazitin. Besoj shpejtë do t’i mbyllim detajet e fundit dhe ai do ta drejtojë skuadrën në sezonin e ri”, deklaroi Gojani për Gazetën Olle.