Vëllaznimi barazon në miqësoren ndaj Llapit
09 tetor 2021
| 15:40
Skuadrat kosovare po shfrytëzojnë pushimin ndërkombëtar për të zhvilluar ndeshje kontrolluese mes vete.
Një ndeshje miqësore është zhvilluar sot mes skuadrës nga Liga e Parë, Vëllaznimit, dhe asaj nga Superliga e Kosovës, Llapit.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin e qytetit në Gjakovë, teksa u mbyll baras 1-1.
Drilon Fazliu shënoi për llapjanët, kurse Lek Vula nga pika e bardhë për gjakovarët.