Vëllaznimi bëhet me kryesi të re

12 shkurt 2023 | 11:53

Vëllaznimi i Gjakovës është padyshim një nga skuadrat më të mëdha në Kosovë. Por skuadra gjakovare viteve të fundit ka pasur probleme të mëdha, organizative e financiare.

Gjërat duket se po shkojnë duke u rregulluar te kuqezinjtë që tanimë kanë zgjedhur edhe kryesinë e re të klubit. President i klubit u zgjodh Gazmend Boshnjaku, kurse nënkryetar Erzen Kumnova.

Drejtor Ekzekutiv u zgjodh Ilirjan Zhubi, menaxher i përgjithshëm, Bujar Guci kurse Drejtor Sportiv, Edi Luzha. Kuqezinjtë ndodhen në vendin e fundit në Grupin A të Ligës së Parë me vetëm dy pikë pas 14 ndeshjeve të para.

E kryesinë e re e pret një punë e madhe për ta riorganizuar klubin për ta mbajtur në Ligën e Parë, pasi rënia edhe nga kjo kategori do të ishte një katastrofë për njërin nga klubet më me traditë në futbollin kosovar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mot i thatë me vranësira e diell gjatë javës në…