Vëllaznimi ‘blindon’ edhe katër futbollistë, rikthen Vokshin
10 korrik 2023
| 14:26
KF Vëllaznimi po vazhdon me risi për sezonin e ri futbollistik 2023/2024.
Klubi kuqezi ka vazhduar kontratat me Driton Hana, Fluid Syla, Gentrit Bislimi dhe Igan Lleshi. Klubi gjakovar në radhët e veta e ka rikthyer Ardit Vokshi.
“Ardit Vokshi ka nënshkruar kontratë me KF Vëllaznimin për sezonin 2023/24. Ardit i bashkohet KF Vëllaznimit nga FC Phoenix”, thuhet në njoftimin e Vëllaznimit.