Vëllaznimi dhe Istogu në kërkim të fitores së katërt

02 nëntor 2021 | 13:33

Takimet e javës së katërt në Ligën e Parë të meshkujve do të dhurojnë disa sfida interesante.

Skuadra nga Klina, Dardanët, që nuk ka asnjë fitore do të ndeshet me New Basket, ku skuadra prizrenase ka dy fitore dhe një humbje.

Ndeshje interesante shihet ajo ndërmjet Prishtinës së Re dhe Vëllaznimit. Prishtinasit kanë dy fitore dhe një humbje, kurse kuqezinjtë kanë tri fitore në tri përballje, duke qenë një nga skuadrat favorite për vendin e parë.

Sfidë interesante pritet ndërmjet Boreas dhe Istogut. Pejanët kanë dy fitore dhe një humbje, kurse istogasit kanë tri fitore dhe ende nuk kanë pësuar humbje në këtë edicion të Ligës së Parë. AS Prishtina do të përballet me Vushtrrinë në xhiron e katërt. Prishtinasit kanë një fitore dhe dy humbje, ndërsa vushtrriasit dy fitore dhe një humbje.

Feronikeli – Marigona Hill Prishtina, është dueli tjetër i kësaj xhiro ndërmjet skuadrave që nuk kanë shënuar fitore këtë edicion.

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "AREE DARDANET MARTE 17:00 NEW BASKET PRISHTINA E RE EENJTE 19:00 VELLAZNIMI AS PRISHTINA PREMTE 16:30 VUSHTRRIA BOREA EPREMTE 18:00 ISTOGU FERONIKELI PREMTE 18:00 MARIGONA HILL PRISHTINA JAVA IV KOSOVA"

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 15 persona janë vrarë dhe 34 janë plagosur…