
Vëllaznimi eliminon Dritën nga Kupa
10 shkurt 2019
| 15:45
Vëllaznimi është kualifikuar në gjysmëfinale të Digitalb Kupës së Kosovës, duke e mposhtur Dritën, me rezultat 1-0, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e qytetit në Gjakovë, duke e përsëritur suksesin e vitit të kaluar kur gjakovarët pikërisht në këtë fazë të garave e kishin mposhtur skuadrën gjilanase, por atëherë pas serisë së penalltive.
Golin e fitores për kuqezinjtë e realizoi Tun Bardhoku, në minutën e 42-të me gjuajtje të fortë nga 15 metra. Në anën tjetër futbollistët e Dritës patën disa mundësi të mira shënimi, ku veçojmë rastin e minutës së 90-të (+3), kur Kyrian Nwabueze nuk arriti të shënojë i vetëm para portierit Altik Muhaxhiri.