Vëllaznimi fiton derbin ndaj Dukagjinit, mposhtet Vushtrria
10 mars 2019
| 17:19
Vëllanzimi i Gjakovës e ka fituar derbin në Ligën e Parë, pasi e mposhti Dukagjinin e Klinës (1-0). Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Jeton Dushi në pjesën e parë.
Në këtë xhiro humbje ka pësuar pas një kohe të gjatë skuadra lidere, Vushtrria që u mposht në Pozharan nga Vllaznia (1-0). Fitores i është gëzuar skuadra e Besës së Pejës që e mposhti me rezultat minimal Fushë Kosovën.
/Epoka e re/