Vëllaznimi fiton përballë Sigal Prishtinës para “Play-off”-it

04 prill 2024 | 00:44

Në testin para “Play-off”-it, Vëllaznimi ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 94:99 (24:33, 16:23, 24:16, 30:27), në javën e 28-të të Prince Caffe Superligës, takim që u zhvillua në Gjakovë.

Më i miri te Sigal Prishtina ishte Diamond Stone me 34 pikë e 13 kërcime, derisa te Vëllaznimi ishte Jalen Ray me 21 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.

Sigal Prishtina e përfundon edicionin e rregullt me 16 fitore e 12 humbje, kurse Vëllaznimi në vendin e pestë me 13 fitore e 15 humbje.

Këto dy skuadra do të përballen në çerekfinale të “Play-off”-it që fillon këtë fundjavë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Artan Behrami Me ngritjen e aktakuzës kundër Presidentit të…