Vëllaznimi garon në Ligën e Parë 

30 qershor 2023 | 21:38

Skuadra e Vëllaznimit nga Gjakova ka njoftuar se nga sezoni i ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë. Në njoftimin e klubit gjakovar, thuhet se është arritur marrëveshje që të fuzionohen me KF Drenasin.

“Pas shumë angazhimeve, Kryesia e Klubit arriti marrëveshje me KF Drenasin që të fuzionohen dhe KF Vëllaznimi ti vazhdoj garat në Ligën e Parë, kjo e gjitha falë të gjithë anëtarëve të Kryesisë që u angazhuan dhe u organizuan në mënyrë perfekte deri te zgjidhja e çështjes së Klubit”, thuhet në njoftim.

“KF Vëllaznimi deri më tani ishte i regjistruar ligjërisht si K.F.C Vëllaznimi, kurse tash e tutje emërimi zyrtar dhe ligjor i klubit do të kthehet në emrin historik, gjegjësisht në Klubi i Futbollit “K.F. VËLLAZNIMI” Gjakovë, në këtë mënyrë duke rikonfirmuar vazhdimin e historisë së lavdishme të klubit tonë që nga viti i largët 1927 e deri më sot, dhe duke konfirmuar Logon origjinale dhe ngjyrat kuq e zi të cilat përfaqësojnë identitetin dhe historinë e klubit tonë”, thuhet në njoftimin e klubit kuqezi. Ata kanë bërë të ditur se së shpejti do njoftojnë për fillimin e stërvitjeve për sezonin 2023/24 dhe rreth lojtarëve që kanë qëndruar në klub dhe atyre të cilët janë bashkuar me klubin gjatë afatit kalimtar veror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, për nëntë…