Vëllaznimi humbet investitorët gjermanë për shkak të Covidit
Pandemia Covid-19 ka bërë që skuadra e Vëllaznimit nga Gjakova të humbas një investitor nga Gjermania. Kjo është bërë e ditur me anë të një postimi të kësaj skuadre në llogarinë zyrtare në “Facebook”.
“Klubi është në gjendje jo të mirë si financiare ashtu edhe me lojtarë. Gjermani Franck Gerber ishte i interesuar për ta privatizuar klubin qysh në muajin prill edhe pse nuk pati asnjë problem as nga klubi as nga Kuvendi Komunal kjo nuk ndodhi që sipas tyre shkaku i pandemisë dhe deri sa të përfundon pandemia, pastaj do të vazhdojmë bisedimet për privatizim. Pandemia Covid-19 nuk dihet se sa do të zgjasë, ne si klub nuk mund të rrimë duar kryq sepse jemi shumë mbrapa me lojtarë me organizim dhe stërvitje”, thuhet në njoftimin e klubit kuqezi.
“Pas deklaratës së dhënë nga përfaqësuesi i Franck Gerber, Nikoll Paloka që nuk mund të udhëtojnë për në Kosovë shkaku i pandemisë. Menjëherë është lajmëruar ish-kryetari Shkëlzen Gashi edhe pse është në Gjermani ka shprehur dëshirën që edhe njëherë ta ndihmoj klubin për të mos e lënë në këtë gjendje dhe ka theksuar se duhet shumë shpejtë të organizohemi të marrim lojtarë që të paktën për sezonin vjeshtore të jemi të përgatitur mirë, e në pranverë do të organizohemi shumë më mirë. Shkëlzen Gashi ka theksuar se nuk do të jemi pengës e askujt, për ata që dëshirojnë ta ndihmojnë klubin dhe për ata që dëshirojnë ta privatizojnë mund ta bëjnë në ç’do kohë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit kuqezi.
(V.Z/ Epoka e re)