Vëllaznimi kryen edhe dy transfere
05 tetor 2021
| 15:20
KB Vëllaznimi nga Gjakova vazhdon me përforcime. Kjo skuadër të martën ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Ujkan Karanezin dhe Besnik Azemin.
Karanezi luan në pozitën katër dhe sezonin e kaluar ishte pjesë e KB Bashkimit. Ujkani rikthehet në Vëllaznim pas disa viteve karrierë në Superligë dhe do të jetë një nga lojtarët kyç të ekipit. Ndërsa Besnik Azemi luan në pozitën pesë.
Sezonin e kaluar Besniku ishte pjesë e KB Trepça ku ishte mjaft aktiv. Azemi ishte pjesë e Vëllaznimit edhe më parë dhe është rikthyer për ta përforcuar ekipin në rrugën drejt Superligës.
/Epoka e re/