
Vëllaznimi kualifikohet në finale të Kupës
18 prill 2018
| 16:54
Skuadra e Vëllaznimit nga Gjakova është kualifikuar në finale të Kupës së Kosovës në futboll, falë golit të shënuar si mysafirë në Skenderaj ndaj Drenicës.
Ndeshja e parë kishte përfunduar 1-1, kurse në ndeshjen kthyese që u zhvillua sot në Gjakovë, rezultati final ishte 0-0. Skuadra gjakovare në finale do të luajë më fituesin e ndeshjes Vushtrria-Prishtina.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)