
Vëllaznimi me fitore eliminohet nga Kupa
01 maj 2019
| 17:19
Skuadra e Vëllanzimit nga Gjakova ka arritur fitore në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales ndaj Trepçës ‘89 (0-1), por është eliminuar nga gara e Kupës.
Në fakt, 89-shi arriti fitore në ndeshjen e parë në Gjakovë me rezultat 0-4 dhe kjo ishte përcaktuese për skuadrën që kualifikohet në finale.
Fitoren skuadrës kuqezi ia siguroi Fatlum Gashi me golin e shënuar në pjesën e parë. Në finale skuadra e Trepçës ‘89 do të takohet me Feornikelin.
/Epoka e re/