Vëllaznimi me premi për ndeshjen e barazhit
27 maj 2019
| 11:02
Skuadra e Vëllaznimit i rikthehet barazhit, por kësaj radhe për të gjetur një biletë për Superligë.
Skuadra gjakovare është mobilizuar para sfidës dhe do të bëjë më të mirën për rikthimin në elitë. Kryetari i klubit, Agim Cana, i ka premtuar ekipit një premi prej 50 mijë eurosh në rast të fitores.
Lajmi është konfirmuar për “Olle” nga menaxheri gjeneral Besnik Gojani. “Kryetari ynë, Agim Cana, i ka premtuar skuadrës premi prej 50 mijë eurosh nëse fitojnë ndaj Trepçës ’89 në ndeshjen e barazhit”, ka deklaruar Gojani, duke shtuar: “Ne do t’i plotësojmë të gjitha kërkesat e tifozëve, që duan masivisht të jenë pranë skuadrës në ndeshjen e barazhit”.