Vëllaznimi mposhti edhe Pejën

12 dhjetor 2020 | 22:04

Vëllaznimi pasi mundi Sigal Prishtinën, ka shënuar fitore edhe ndaj Pejës me rezultat 85:62 (19:9, 23:17, 20:13, 23:23), në kuadër të javës së shtatë të Prince Caffe Superligës.

Skuadra vendase e nisi ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 19:9. Kuqezinjtë vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, që e fituan 23:17, duke shkuar në pushim me epërsi 42:26.

Vëllaznimi dëshmoi lojë më të mirë edhe në periudhën e tretë, 20:13, kurse shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 62:39. 10 minutat e fundit të kësaj përballe ishin vetëm formale, pasi vendasit ruajtën epërsinë e lartë. Kjo pjesë përfundoi 23:23, derisa Vëllaznimi triumfoi në fund 85:62.

Te Vëllaznimi u dalluan Cendrik Council me 26 pikë e nëntë kërcime dhe Christopher Hortman me 22 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime, derisa te Peja më të dalluarit ishin Drilon Hajrizi dhe Robert Cartwright me nga 17 pikë. Vëllaznimi ka tri fitore dhe katër humbje, kurse Peja gjashtë fitore dhe një humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga fillimi i pandemisë në Kosovë deri më sot kanë…