Vëllaznimi ndahet me trajnerin Krasniqi

16 janar 2025 | 13:29

Leutrim Krasniqi nuk është më trajner i Vëllaznimit. Klubi gjakovar ka njoftuar përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale se i ka ndarë rrugët me trajnerin e deritashëm, derisa i kanë uruar suksese trajnerit të ri kosovar dhe e kanë falënderuar për bashkëpunimin.

“Ju njoftojmë se kryesia e klubit ka vendosur që të ndërpres bashkëpunimin me kryetrajnerin Leotrim Krasniqi. Kryetrajnerin Krasniqi e falënderojmë për bashkëpunimin korrekt dhe për kontributin që ka dhënë, si dhe i urojmë suksese të mëtutjeshme në karrierën e tij. Për informacione të tjera rreth shtabit teknik do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftimin e kuqezi.

Nën drejtimin e Krasniqit, Vëllaznimi e mbylli pjesën e parë të sezonit në vendin e dytë në Grupin A të Ligës së Parë me 27 pikë, katër më pak se liderja, Drenica. Synim i kuqezinjve është të rikthehen në Superligë. Skuadrës gjakovare pritet t’i prijë trajneri nga Shqipëria, Mirel Josa, i cili në të kaluarën e kishte drejtuar FC Prishtinën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) i ka shqiptuar…