Vëllaznimi në gjendje të rëndë, kërkon ndihmë financiare
Vëllaznimi i Gjakovës është një nga klubet më të mëdha dhe më me traditë në futbollin e Kosovës.
Por, fatkeqësisht, klubi kuqezi është në gjendje të mjerueshme financiare pasi së fundmi i është larguar edhe financuesi Shkëlzen Gashi. Kuqezinjtë kanë bërë kërkesë për ndihmë financiare nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“Të dashur bashkatdhetarë kudo që jeni, si çdo pore ekzistenciale e jetës e prekur nga kjo pandemi, edhe klubi ynë i dashur, emri i madh i të gjitha zemrave që rrahin fort për të, ‘Vëllaznimi’, është prekur rëndë në të gjitha aspektet e mundshme, e sidomos në aspektin financiar, pas heqjes dorë nga çdo financim e sponsorizim i deritanishëm. Me keqardhje të madhe duam ta ndajmë me ju, ashtu si gjithmonë, shqetësimin tonë të madh për gjendjen alarmante e të pashpresë dhe ditët më të vështira që po kalon KF Vëllaznimi”, thuhet në postimin e klubit kuqezi në faqen zyrtare në “Facebook”.
(Epoka e re)