
Vëllaznimi në gjysmëfinale të Kupës
06 mars 2018
| 16:00
Skuadra e Vëllaznimit nga Gjakova është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës, pasi në çerekfinale e mposhti pas penalltive (6-5), Dritën e Gjilanit.
Koha e rregullt përfundoi 2-2, kurse në vazhdime nuk kishte gola të tjerë të shënuara dhe fituesi u vendos në penallti. Penalltinë vendimtare për skuadrën e Dritës e humbi kapiteni Ardian Limani, i cili e goditi tranzverzalën.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)