Vëllaznimi, pas tetë humbje radhazi e shkarkon trajnerin

01 shkurt 2021 | 16:03

KB Vëllaznimi e ka shkarkuar Ljupce Malinkov nga detyra e trajnerit. Klubi kuqezi deri të ky vendim ka ardhur pasi ka humbur tetë ndeshjet e fundit.

Skuadra gjakovare deri në gjetjen e një trajneri të ri do të udhëhiqet nga Shkumbim Kumnova.

“Pas një serie prej tetë humbjeve, kryesia e klubit në marrëveshje të dyanshme me trajnerin Ljupce Malinkov kanë shkëputur bashkëpunimin. Klubi e falënderon trajnerin për kontributin e dhënë.  Për momentin klubi do të jetë nën udhëheqjen e trajnerit Shkumbim Kumnova, derisa të angazhoj një trajner tjetër”, thuhet në njoftimin e KB Vëllaznimi.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka thënë se me vendosjen…