Vëllaznimi përforcohet me Avdylin
21 janar 2021
| 12:54
Skuadra e Vëllaznimit është përforcuar me mesfushorin Granit Avdyli, i cili gjatë karrierës futbollistike ka luajtur për shumë skuadra përfshi edhe Besën e Pejës.
“Granit Avdyli është përforcimi i radhës. Avdyli është mesfushor i cili ishte pjesë e KF Dukagjini, KF Besa dhe së fundmi ishte pjesë e KF Onix”, thuhet në njoftimin e skuadrës kuqezi nga Gjakova.
Vëllaznimi bën pjesë në Ligën e Parë të Kosovës në futboll dhe vitet e fundit është duke u përballur me një krizë të madhe financiare.
/Epoka e re/