Vëllaznimi prezanton Pajazitin
14 korrik 2019
| 16:59
Skuadra e Vëllaznimit e ka prezantuar trajnerin e ri, Sadat Pajaziti.
Ish-trajneri i KEK-ut, Drenicës, Dritës dhe Gjilanit do t’i prijë skuadrës gjakovare në edicionin 2019/2020 me synim për tu inkuadruar në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.
“Klubi i Futbollit Vëllaznimi arriti marrëveshje bashkëpunimi për një vit me trajnerin e njohur Sadat Pajaziti. Kështu, Pajaziti do t’i prijë skuadrës në edicionin e garave 2019-2020”, thuhet në njoftimin e klubit kuqezi nga Gjakova.
/Epoka e re/