Vëllaznimi reagon pas transferimit të Tun Bardhokut në Prishtinë
Skuadra e Vëllaznimit ka reaguar pas lajme për transferimin e Tun Bardhukut në skuadrën e Prishtinës.
Skuadra gjakovare pretendon se futbollisti në fjalë ka kontratë dhe se nuk mund t’i bashkohet Prishtinës.
“Informata që dje u plasua në portale se futbollisti ynë Tun Bardhoku, ka kaluar tek radhët e Klubit të Futbollit ‘Prishtina’ na ka befasuar. Kjo për faktin se futbollisti Bardhoku ka kontratë valide me klubin tonë. Është e vërtet që Tun Bardhoku ka biseduar me kryetarin e klubit Agim Cana, dhe nga i njëjti e ka marrë premtimin preliminar se nuk do të pengohet nëse i jepet rasti që të angazhohet në ndonjë klub jashtë Kosovës, gjë që e ka kërkuar edhe vetë futbollisti. Jemi të befasuar edhe me sjelljen e zyrtarëve të klubit Prishtina, të cilët, edhe pse e kanë ditur që Bardhoku ka kontratë me Vëllaznimin, kanë vënë kontakt me futbollistin pa e paralajmëruar fare klubin tonë, që paraqet shkelje të dispozitave të rregullores për transferin dhe regjistrimin e lojtarëve të FFK-së”, thuhet në reagimin e KF Vëllanzimi.