Vëllaznimi transferon Haxhajn dhe Bërbatovcin

05 gusht 2021 | 18:25

Skuadra e Vëllaznimit nga Gjakova ka vazhduar edhe të enjten përforcime. Ish-futbollistët e Prishtinës, Adnan Haxhaj dhe Florim Berbatovci, e kanë përforcuar skuadrën kuqezi nga Gjakova.

“KF Vëllaznimi ka arritur marrëveshje me qendërmbrojtësin Adnan Haxhaj. Haxhaj ka shumë përvojë në disa klube si: Prishtina, Vllaznia – Shkodër, Llapi, Liria, Ferizaj, Besa, së fundmi në FC KEK. Haxhaj ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin. Klubi ka arritur marrëveshje edhe me qendërsulmuesin Florim Bërbatovci. Bërbatovci është sulmues me përvojë të madhe pasi ka luajtur në klubet Prishtina, Liria, Llapi, Besa, së fundmi në KEK. Bërbatovci do t’i mbrojë ngjyrat kuq e zi për sezonin 2021/22”, thuhet në njoftimin e KF Vëllaznimi.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot rreth orës 14:00, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), është…