Vëllaznimi transferon mbrojtësin me përvojë në futbollin kosovar
04 gusht 2021
| 22:56
Vëllaznimi i Gjakovës ka kompletuar një tjetër përforcim në afatin kalimtar të verës.
“Kuqezinjtë” e drejtuar nga Granit Begolli kanë prezantuar mbrojtësin e njohur kosovar, Adnan Haxhajn.
Haxhaj ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me klubin gjakovar.
32-vjeçari luan në pozitën e qendërmbrojtësit, ndërsa ka bërë karrierë në shumë prej ekipeve ksoovare dhe jo vetëm.
Prishtina, Vllaznia e Shkodrës, Llapi, Liria, Ferizaj, Besa dhe së fundmi KEK-u ishin ekipet ku Haxhaj kishte luajtur.