Vëllaznimi triumfon ndaj Prishtinës

01 nëntor 2020 | 07:36

Vëllaznimi ka shënuar fitore të madhe në Superligën e Femrave, duke mundur në udhëtim Kosovahome Prishtinën me rezultat 67:80 (17:10, 18:25, 13:30, 19:15).

Skuadra prishtinase e nisi ndeshjen mjaft mirë, duke fituar çerekun e parë 17:10, megjithatë skuadra kuqezi nuk u dorëzua dhe zhvilloi një lojë shumë të mirë në periodën e dytë, duke e fituar 18:25 dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë 35:35, njofton Klan Kosova.

Në periodën e tretë, Vëllaznimi dominoi dhe befasoi skuadrën prishtinase, duke fituar bindshëm 13:30, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 48:65. Përkundër shumë tentimeve nga Kosovahome Prishtina, mysafiret e ruajtën epërsinë edhe pse humbën çerekun e fundit 19:15, dhe shënuan fitore të madhe me rezultat 67:80.

Enxhi Xhanaj ishte më e dalluara te Kosovahome Prishtina me 26 pikë e 12 kërcime, kurse te Vëllaznimi u dalluan dyshja e huaj Sarah Mgrike me 28 pikë, 25 kërcime dhe 7 asistime, si dhe Ravena Baker me 28 pikë e 7 kërcime.

Kosovahome Prishtina ka një fitore dhe një humbje, kurse Vëllaznimi dy fitore nga dy ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Legjenda e kinemasë Sean Connery, i cili u njoh ndërkombëtarisht…