Vëllaznimi zyrtarizon shkarkimin e trajnerit Megzon Visoka
10 tetor 2023
| 17:10
Klubi i Futbollit Vëllaznimi ka njoftuar zyrtarisht se ka shkarkuar trajnerin Megzon Visoka.
Kuqezinjtë me anë të një njoftimi bënë të ditur se kanë ndërprerë bashkëpunimin me Visokën.
Klubi gjakovar gjithashtu e ka falënderuar Visokën për punën dhe angazhimin.
Njoftimi i plotë:
KF Vëllaznimi nga sot ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Megzon Visoka.
Klubi e falenderon Megzon Vizoken për punën dhe angazhimin e deritanishëm në Klub.
Për ndryshimet në shtabin teknik do informoheni me kohë në ditët në vazhdim.
Suksese në vazhdim Megzon Visoka.