Vëllezërit Jonas po rikthehen në skenë
21 prill 2019
| 13:28
Vëllezërit Jonas po kthehen në skenë. Të tretë do të performojnë në Billboard Music Awards 2019 më 1 maj në orën 20:00.
Lajmin e kanë konfirmuar drejtuesit e shfaqjes. Grupi do ta këndojë këngën “Sucker”.
Artistë të tjerë të cilët do të performojnë në këtë ceremoni përfshijnë BTS, Halsey, Kelly Clarkson, Lauren Daigle, Khalid, Sam Smith dhe Normani.