Vëllezërit Kliçko, para dhjetëra medieve të huaja: Ukraina po mbron vlerat e Evropës
Sot vëllezërit Kliçko kanë mbajtur një konferencë për medie në Kodrën Volodymyrsky, pranë shatërvanit të monumentit të Archistratig Mikhail, i cili njihet si kujdestar i Kievit.
Vitali Kliçko u ka thënë gazetarëve të medieve ndërkombëtare se Ukraina po mbron vlerat e Evropës.
“Miq, sot me vëllanë tim patëm një konferencë për mediet e huaja në një vend simbolik – në Kodrën Volodymyrsky, pranë shatërvanit të monumentit të Archistratig Mikhail – kujdestarit të Kievit.
Ne do ta mbrojmë qytetin tonë. Ne nuk do të thyhemi, sepse po mbrojmë tokën tonë, historinë dhe të ardhmen tonë. Ukraina sot është mbrojtësja e lirisë dhe sigurisë së të gjithë Evropës dhe vlerave demokratike. Janë ukrainasit sot ata që po derdhin gjak për tokën e vet. Këtë gjakderdhje po e shkakton ushtria ruse, e cila nuk po kërcënon vetëm vendin tonë.
Ne do të ngrihemi në këmbë përsëri! Lavdi Ukrainës!”, ka shkruar Vitali Kliçko në “Facebook”. /Epoka e re/