Vëllezërit Lushi ftohen të testohen në klubin futbollistik Winterthur të Zvicrës

30 shtator 2019 | 00:07

Avdullah dhe Herolind Lushi nga Qyshku i Pejës të cilët janë të lindur ne vitin 2004 respektivisht 2006, janë ftuar në prova nga ish-reprezentuesi zvicran Bruno Sutter i cili drejton një Akademi të futbollit në Zvicër.

Vëllezërit Lushi kanë marrë ftesë dhe pritet që të pajisen me viza zvicerane e të testohen në klubin F.C Winterthur.

Njoftimin në rrjetin social “Facebook”, e ka bërë prindi i tyre Naim Lushi i cili është lutur që këta dy djem të mos kenë vështirësi për tu pajisur me viza dhe për të provuar fatin e tyre, fat që do t’i sjell edhe atyre të mira materiale por edhe Kosova të ketë dy talent në ardhje të gatshëm që me nder e krenari t’i mbrojnë ngjyrat e saj.

Postimi i plotë i Lushit:

FTESË PËR PROVA NË ZVICËRR

Avdullahi dhe Herolindi sapo moren ftesë nga ish-reprezentuesi i futbollit zvicrran Bruno Sutter për të shkuar në prova në Zvicerr, gjegjësisht, përmes Akademisë së tij të Futbollit të testohen në Winterthur FC. Uroj që të mos kemi pengesa për marrjen e vizave dhe të shfrytëzohet kjo mundësi e artë nga talentët e mi dhe të Kosovës në futboll të cilët besoj që do të na bëjnë krenarë të gjithëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatit të PDK-së për kryeministër, Kadri Veselit, sonte në Vushtrri…