Vëllezërit Nuredini krenar me biznesin e tyre në Troisdorf të Gjermanisë
Sami Fejza –
Është kënaqësi të shohësh mërgimtarët tanë që talentin dhe profesionalizimin e tyre po e tregojnë anë e mbanë botës duke u bërë pjesë e pandashme e njerezve më të suksesshëm në shtetin në të cilin jetojnë dhe veprojnë.
Një ndër afaristët e suksesshëm janë vëllezërit nga Drenica, Arsim e Izet Nuredini me firmën e tyre ANB Bau GmbH nē Troisdorf të Gjermanisë ku numrojnë një numër të madh të punëtorëve në ndërtim.
Pata rastin ta vizitoja këtë gjigand ndërtimor si dhe punimet në shumë vende si Krefeld Troisdorf Sigburg e Bonn ku po rriten gjithënjë me punën e tyre nê ndertim.
Kompanitë ANB Bau GmbH e vëllezërve Nuredini, Izet e Arsimi janë të etabluara mirë në tregun gjerman dhe janë shumë të vlerësuara për punen dhe profesionalizmin dhe kualitetin e shërbimeve që ofrojnë.
Mërgimtarët nga Drenica na bëjnë krenar me punën e tyre në Gjermani. Njëherit këtë krenari dhe suksese u deshirojmë gjithë mërgimtarëve tanë, biznismenë të sukseshëm që nuk ndalen asnjë herë duke punuar edhe në dobi të vendit të origjinës duke bërë përpjekje tani së fundi në bashkimin e fuqisë ekonomike dhe asaj intelektuale që vepron jashtë trojeve etnike, në dobi të kombit e shtetit tonë.