Vëllezërit sërish bashkë mbyllin 100 këngët më të votuara të kësaj jave
01 nëntor 2018
| 11:27
Që prej shkëputjes së tyre nga shtëpia diskografike “Onrecords”, dyshja e famshme Getinjo dhe Mozzik kanë vijuar rrugën e tyre të pavarura nga asnjë shtëpi diskografike.
Projektet e publikuara së fundmi nga dy vëllezërit i kanë rikthyer dy reperat sërish në qendër të vëmendjes. Ndërkohë që secili prej tyre ka punuar për projekte “solo”, vetëm një javë më parë, dy artistët kanë publikuar bashkëpunimin e tyre, i cili ka rezultuar i pëlqyer nga publiku shqiptar.