Vëllezërit shqiptarë bëjnë histori – Hyjnë në Librin e Rekordeve Guinness

06 prill 2024 | 15:10

Artan dhe Arnold Balla janë dy vëllezërit shqiptarë që mahnitën “show”-n e njohur në të gjithë botën “America’s Got Talent”, në korrik të 2022-shit.

Ata treguan aftësitë e jashtëzakonshme me lëvizjet e tyre akrobatike, duke u bërë viralë në të gjithë botën.

Së fundmi, vëllezërit kanë kthyer sërish vëmendjen nga vetja. Artan dhe Arnold Balla kanë një rekord botëror për kohën më të gjatë të qëndrimit në ekuilibër me sy të mbyllur, në një cilindër.

Shqiptarët kanë vendosur rekordin 61,95 sekonda. Ata janë certifikuar nga “Guinness World Records”, duke bërë kështu histori.

Rekordi i dy vëllezërve u vendos në “Times Square” në New York./ CNA

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre të nominuarit nga produksioni Ilnisa, Egla dhe Meritoni mbrëmë…