Vëmendja në derbin e titullit Ballkani-Llapi

15 mars 2024 | 16:36

Në fundjavë do të zhvillohet java e 26-të në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

Vëmendja e gjitha do të jetë të shtunën në Suharekë ku ndeshen dy pretendentët për titull, Ballkani dhe Llapi.

Aktualisht, Ballkani gjendet në vendin e parë me 51 pikë, një më shumë se Llapi i pozitës së dytë.

Të shtunën gjithashtu luhet ndeshja mes Lirisë dhe Malishevës.

Ndërsa, të dielën luhet derbi i Anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit, por që këtë herë me pretendime të kundërta.

Drita po lufton për titull kampioni, kurse Gjilani për t’i ikur rënies.

Dukagjini – Feronikeli 74 dhe Fushë Kosova – Prishtina janë dy ndeshjet tjera.

Të pesë këto përballje luhen nga ora 13:00.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“EDIN” Sh.p.k, shpall të pavlefshme certifikatën e biznesit me numër…