Vëmendja te Roma-Leverkusen, Atalanta e Gjimshitit sfidon Marseille

02 maj 2024 | 11:10

Ditën e enjte do të luhen dy ndeshjet e para të fazës gjysmëfinale në Evropa League.

Pas etheve të Champions League gjatë të martës dhe mërkurës, sot radha është për garën e dytë elitare europiane për klube.

Faza gjysmëfinale padyshim se do të jetë nxehtë edhe në Europa League, ku kater ekipe të forta synojnë finalen.

Ndeshja më e fortë pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Olimpico’, ku Roma është mike e kampionit të sivjetëm gjerman, Bayer Leverkusen.

Në ndeshjen tjetër të ditës, Olympique Marseille  pret Atalantan në “Stade Velodrome”. Të dy ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 21:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në seancën solemne…