Vendasit të pamëshirshëm në Superligë
11 nëntor 2018
| 15:25
Skuadra e Prishtinës e mposhti Ballkanin me rezultat 2-0, në ndeshjen e zhvilluar sot në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Prishtina realizoi dy gola të shpejt në pjesën e dytë nëpërmjet Mario Morinës (65) dhe Meriton Korenicës (69) për të siguruar pikët maksimale, të cilat e mbajnë në pozitën e parë në Superligë.
Fitore ka shënuar edhe skuadra e Trepçës ’89, e cila pa ndonjë problem e mposhti KEK-un (4-1), derisa edhe ndeshjen e tretë e fitoi skuadra vendase. Gjilani e mposhti Drenicës me rezultat 1-0, autor i golit ishte Vilford Hysa, në minutën e 86-të.
/Epoka e re/