Vendet arabe po përgatisin planet për ta rindërtuar Gazën
13 shkurt 2025
| 08:41
Vendet arabe janë të gatshme të paraqesin një alternativë ndaj planit të presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me Rripin e Gazës, tha ministri i Jashtëm i Jordanisë Ayman Safadi në komentin e tij për Al Jazeera TV.
Ministri pohoi se vendet arabe kanë aftësinë për të ofruar një alternativë ndaj planit të Trump dhe për t’i dhënë fund katastrofës humanitare në Rripin e Gazës.
Safadi shtoi se gjatë vizitës së tyre në SHBA, pala jordaneze i shpjegoi liderit amerikan qëndrimin e tyre, i cili synon të arrijë një paqe të drejtë dhe gjithëpërfshirëse në vend të dëbimit të palestinezëve:
“Ne jemi duke punuar në një plan arab të bazuar në rindërtimin e Gazës pa zhvendosur popullsinë e saj.”