Vendet e BE-së pajtohen që Lajçaku të jetë përfaqësues i tyre në dialogun Kosovë-Serbi?
19 mars 2020
| 13:55
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur marrëveshje politike që ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Miroslav Lajccak, të emërohet përfaqësues special i tyre që përgjegjësi primare do ta ketë dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Kështu ka raportuar “Radio Evropa e Lirë” në Sllovaki nga burimet e saja.
Tani është thënë se emërimi i tij zyrtar do të varet nga rrethanat e krijuara në mbarë botën pas pandemisë së koronavirusit.