Vendet e G20-s vendosin rregulla për kriptovalutat
Bordi i Stabiliteti Financiar të 20 vendeve më të zhvilluara të botës ka publikuar dhjetë rekomandime për një qasje të përbashkët në rregullimin e kriptovalutave, siç është Libra monedha digjitale e “Facebook”-ut.
Këto rekomandime thonë se monedhat duhet t’u nënshtrohen të njëjtave rregulla si bizneseve të tjera pavarësisht teknologjisë së përdorur.
Rregullat financiare në fuqi për pagesat apo kontrollet konsumatorë, përgjithësisht aplikohen edhe mbi këto monedha.
Libra është parë me dyshim nga autoritetet rregullatorë dhe bankat qendrore dhe kjo ka bërë që kompani si Visa, MasterCard dhe PayPal të tërhiqen nga mbështetja. Bankat qendrore thonë se mundësia e “Facebook”-ut për të realizuar transfere përtej kufijve në mënyrë të shpejtë do të rivalizonte monedha tradicionale.
“Facebook” nuk është tërhequr nga projekti Libra, madje ka hedhur idenë e krijimit të versioneve digjitale të parave prej letre hedhur në qarkullim nga qeveritë.