Vendet e tjera po fshehin shifrat e të vdekurve nga COVID-i

16 prill 2020 | 11:56

Presidenti Donald Trump i akuzoi vendet e tjera se po gënjejnë për numrin e vdekjeve të njerëzve nga virusi “Korona”, ndërsa Shtetet e Bashkuara janë vendi me bilancin më të madh të jetëve të humbura prej këtij virusi në mbarë botën.

“A i beson dikush vërtet shifrat e disa prej këtyre vendeve?”, pyeti Trumpi në konferencë për shtyp në Kopshtin e Trëndafilave të Shtëpisë së Bardhë. Në mënyrë të veçantë, ai përmendi Kinën. Kjo e fundit raportoi 82 295 raste të sëmundjes dhe 3 342 vdekje, por bilanci i Pekinit është vënë në pikëpyetje dhe ai është akuzuar se i ka mbajtur të fshehta përmasat e vërteta të pandemisë. Shtetet e Bashkuara kanë sot 20 për qind të të gjitha vdekjeve nga Covid 19, pavarësisht se përbëjnë vetëm katër për qind të popullsisë së globit.

Një ditë më parë u kalua dhe pragu i dy milionë infektimeve nëpër botë, ndërsa vdekjet janë 130 000. Ndihmat e para të qeverisë federale kanë nisur të mbërrijnë sakaq në llogaritë bankare të amerikanëve në një kohë kur problemet ekonomike të shkaktuara nga koronavirusi po grumbullohen gjithnjë e më shumë. Me mbylljen e shumë fabrikave, prodhimi industrial amerikan është tkurrur gjatë muajit mars, duke regjistruar rënien më të madhe që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Volkswageni” planifikon ta rifillojë prodhimin e automjeteve në fabrikat e…